Themelimi
Amber Dental Lab është një laborator inovativ, i përkushtuar ndaj cilësisë dhe efikasitetit. Është themeluar në vitin 2022, duke u bazuar në një koncept të avancuar 3D që nga viti 2020.
Amber Dental Lab – ku teknologjia 3D dhe mjeshtëria dentare krijojnë buzëqeshje perfekte.
Përmbledhje e shpejtë e laboratorit tonë dhe asaj që na dallon në bashkëpunim me klinikat dentare.
Amber Dental Lab është një laborator inovativ, i përkushtuar ndaj cilësisë dhe efikasitetit. Është themeluar në vitin 2022, duke u bazuar në një koncept të avancuar 3D që nga viti 2020.
Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë me mbi 8 vite përvojë në industrinë dentare, të përkushtuar për precizion dhe rezultate të shkëlqyera.
Ne punojmë ekskluzivisht me teknologji moderne, duke përdorur skanerë intraoral dhe printera 3D të licencuar në Japoni dhe Evropë, për të garantuar saktësi maksimale dhe cilësi të lartë.
Amber Dental Lab bashkëpunon me mbi 40 ordinanca dentare, duke ndërtuar partneritete të besueshme dhe afatgjata.






Nëse prova ka kaluar me sukses, fillon faza e Milling, ku zgjedhni llojin e bllokut të zirkonit që dëshironi të përdorni për punimin tuaj.
Para fazës së sinterimit, realizohet lyerja me efektet estetike nga Noritake, për të siguruar ngjyrat reale dhe estetikë maksimale të punimit.
Në këtë fazë, kryhen përpunimet finale dhe përgatitet punimi për finalizimin.
Në fazën përfundimtare, punimi merr ngjyra të realiste dhe estetike, duke e përfunduar me glazurim për efektin e dëshiruar.
Zgjidhje të avancuara për klinika dhe laboratorë që kërkojnë precizion, estetikë dhe efikasitet.

Zgjidhje moderne dhe diskrete për drejtimin e dhëmbëve, të realizuara me teknologji 3D për komoditet dhe rezultate precize.

Restaurime me estetikë të lartë dhe rezistencë maksimale, të prodhuara me precizion digjital për rezultate natyrale dhe afatgjata.

Milling, dizajne digjitale dhe 3D printing – zgjidhje të avancuara për laboratorë dhe klinika që kërkojnë saktësi dhe efikasitet maksimal.
Lista e plotë e çmimeve për produktet dhe shërbimet tona kryesore.
Video analizë
Falas
Smile Creator + Foto/Video
Falas
Analizë ortodontike + plan trajtimi, për një nofull
150€
Analizë ortodontike + plan trajtimi + file për printim, për një nofull
200€
Prodhim i plotë i protezave transparente, për një nofull
600€
Mbikëqyrje e pjesshme, Faza II/III
40€ / për një protezë
Multilayer Zirkon – Basic
100€
Multilayer Zirkon – Estetik, me efekte Colorant – MIO
120€
Multilayer Zirkon – Super Estetik, me modelim keramik
150€
Struktura të përforcuara, iBar / mbi implante
200€
Për çmime të personalizuara dhe zbritje për bashkëpunim afatgjatë, ju lutemi na kontaktoni.
Të gjitha çmimet janë orientuese dhe mund të përshtaten sipas rasteve klinike.
Misioni ynë në Amber Dental Lab është të ofrojmë zgjidhje dentare të avancuara dhe me cilësi të lartë përmes teknologjisë moderne 3D. Ne synojmë të përmirësojmë standardet e laboratorëve dentarë duke kombinuar precizionin digjital me përvojën profesionale.
Ne jemi të përkushtuar të ndihmojmë klinikat dentare të arrijnë rezultate perfekte për pacientët e tyre, duke ofruar shërbime të shpejta, të sakta dhe të besueshme. Çdo punim realizohet me kujdes maksimal ndaj detajeve dhe me fokus të veçantë në estetikë dhe funksionalitet.
Qëllimi ynë është të ndërtojmë bashkëpunime afatgjata me klinika në Evropë dhe më gjerë, duke u bazuar në besim, cilësi dhe inovacion të vazhdueshëm.
